Innokentiy Samokhvalov tronditi botën e futbollit një ditë më parë. Mbrojtësi 22-vjeçar u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Ai ishte izoluar në shtëpi dhe lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar menjëherë klubi i tij, Lokomotiv Moscow.
“Me keqardhje të madhe njoftojmë për vdekjen e mbrojtësit Innokentiy Samokhvalov. Ai ka pasur një grua dhe një djalë. Kesha ishte një njeri i dashur, që i ndihmonte të tjerët dhe një shok shumë i mirë. Ne jemi të shokuar nga kjo që ka ndodhur dhe duam të shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij”.
Ndërkohë, faqja e madhe “433” ka zbuluar se një ditë më parë, Samokhvalov u kishte dërguar një video për ta postuar. Ai shfaqet në shtëpi, teksa me një top tenisi tenton të realizojë kosh në lodrat e djalit të tij, i cili më pas edhe feston.
E dhimbshme, ndërkohë që në postimin e bërë nga faqja “433” janë të shumtë futbollistët e njohur që kanë shprehur keqardhjen e tyre për atë që i ndodhi 22-vjeçarit. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B_N9YgCJr52/?utm_source=ig_web_copy_link