Edhe për të, shkretëtira qenka “toka e premtuar”.
Pas një nisje “katastrofike” të Premier Ligës ruse, ku u aktivizua vetëm 10 minuta në plot 7 ndeshje anësori i mbrojtjes së Kombëtares, Mario Mitaj braktisi skuadrën e Lokomotiv Moscow, për të vijuar karrierën në elitën e Arabisë Saudite.
“Legjionari” është huazuar te skuadra e Al-Ittihad, në Saudi Pro League dhe tashmë do të jetë shok skuadre me “yje” të mëdha të futbollit botëror, si Karim Benzema dhe N’Golo Kante.
Sa i përket shifrave të transferimit, huazimi i ka kushtuar klubit saudit 1.2 milionë euro për vetëm një sezon, e në rast se arabët janë të kënaqur me performancat e Mitajt kanë mundësinë ta bëjnë të tyrin në mënyrë përfundimtare për shifrën e 5 milionë eurove.
Sicc theksuam edhe më sipër, “Legjionari” i krahut të majtë të mbrojtjes ka luajtur vetëm 10 minuta në Premier Ligën ruse ku ka dhuruar edhe një asistim, ndërsa është aktivizuar kryesisht në Kupë, ku është aktivizuar thuajse në tre ndeshje të plota duke regjistruar një tjetër asist. /FSHF