Derbi i rrjeteve sociale vazhdon. Në kampin e kuq nuk e kanë pritur mirë ngacmimin e Tiranës, që postoi një video të derbit të fundit, që e fituan me rezultatin 5-1. Te Partizani kanë marrë kohën e mjaftueshme dhe në orët e vona të ditës së djeshme edhe janë përgjigjur.
“Film i sekondave të fundit”, shkruajnë te Partizani, duke u kujtuar rivalëve të Tiranës tre ndeshje derbi, të vendosura në minutat e fundit. Fillimisht një gol i Nderim Nexhipit, në minutën e fundit shtesë, që i hoqi fitoren bardhebluve.
Më pas Xhevahir Sukaj që shënonte dhe tregonte barkun e tij, kurse goli i fundit ishte ai i Realdo Filit. Sërish në minutat shtesë, në një derbi që përfundoi me rezultatin 2-2 dhe te Tirana gjithsesi e festuan, pasi ndalën Partizanin që po tentonte titullin kampion. /abcnews.al