Prokuroria letërporosi në Livorno për 613 kg kokainë

schedule16:02 - 6 Mars, 2018

schedule 16:02 - 6 Mars, 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda, përmes një leterporosie, ka kërkuar informacion nga homologët italianë në Livorno mbi procedurat e ndjekura për ngarkesën e bananeve me destinacion vendin tonë, ku u kapën 613 kilogramë kokainë. Hetuesit kanë dyshime se dokumentacioni i paraqitur nga kompania “Arbri Garden” në doganën shqiptare dyshohet se ishte i falsifikuar për të shmangur procedurën e kontrollit të kontenierit, ku fshihej droga.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjeruar rrethin e hetimit, duke i dërguar një letërporosi Prokurorisë së Livornos për drogën e sekuestuar prej 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.

Organi i akuzës shqiptare kërkon nga autoritetet italiane të njihet me praktiken e ndjekur gjatë kontrollit në kontenierin, ku u gjet drogë, në portin e Italisë së jugut. ABC Neës ka mësuar se grupi hetimor ka krijuar dyshime mbi dokumentacionin që shoqëronte mallin, i cili ishte porositur nga administratori i kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.

Gjatë seances për masën e sigurisë së dy të arrestuarve, Armando Pezaku dhe Donald Lushaj, prokurori i çështjes, Edvin Kondili pohoi se autoritetet italiane kishin sinjalizuar më herët për praninë e një kontenieri me kokainë dhe se porositësi ishte, Arbër Çekaj. Ky sinjalizim kishte mbërritur në fund të muajit Janar në organin e akuzës. Hetuesit kanë dyshime se dokumentacioni i paraqitur nga kompania “Arbri Garden” në doganën shqiptare dyshohet se ishte i falsifikuar për të shmangur procedurën e kontrollit të kontenierit, ku fshihej sasia 613 kilogramë kokaine. Ndaj Prokuroria ka dërguar letërporosinë, për të sqaruar nëse ishte kontrolluar në të vërtetë ose jo kontenieri në portin e Livornos dhe çfarë procedurash ishin ndjekur më tej, atje. Dyshimi më i madh i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është se, Arbër Çekaj, duhet të paguante edhe një taksë tjetër shtesë në portin e Livornos, për ngarkim-shkarkim të mallit të tij. Ky e-mail, dyshohet se ka qenë një sinjal që 38-vjecari, i cili është ende në arrati, duhet të largohej jashtë territorit shqiptar.

Droga ishte nisur nga Kolumbia dhe kaloi në disa porte si Itali, Maltë, para se të mbërrite në Durrës dhe të kapej nga policia.
Deri tani të arrestuar janë vetëm dy persona, shoferi dhe menaxheri i kompanisë, ndërsa pronari Arber Çekaj është në kërkim. Sipas burimeve nga hetimi, deri tani dyshihet se në këtë trafik ndërkombëtar kokaine janë të përfshirë të paktën 12 persona./abcnews.al