Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lëndimi në sy i 28-vjeçarit në protestë/ Taulant Balla: Po hetohet i gjithë zinxhiri komandues

schedule11:52 - 26 Tetor, 2026

schedule 11:52 - 26 Tetor, 2026

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se po hetohen personat e përfshirë në plagosjen e Erjon Vishkullit nga Elbasani gjatë protestës së të shtunës.

Ai theksoi se qeveria i ka qëndruar pranë të lënduarit dhe ka bërë të mundur dërgimin e të riut për trajtim në Itali. Sipas Ballës, tashmë është fakt se dhuna në protestat në Shqipëri mbështetet edhe nga forcat e huaja.

“Po hetohet i gjithë zinxhiri komandues për personat e përfshirë. Urojmë që operacioni të jetë i suksesshëm, Është rast tipik për përkundjen e kësaj qeverie. Dhuna në Shqipëri sposorizohet nga forcat e huaja kjo nuk ka asnjë dyshim”, tha ai.



Ai akuzoi edhe Partinë Demokratike, e cila sipas Ballës, është e vetmja parti politike në Evropë që është në krahun e dhunueseve dhe madje i “strehon” në  selinë e vet.

“PD është e vetmja forcë politike në Evropë, e cila po mbështetet me armatim, me bomba, me fishekzjarrë dhe po fsheh në godinën e partisë personat në kërkim për dhunën”, u shpreh Balla./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!