Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla: Fokusi te ligjet për integrimin, detyra jonë është të vijojmë me ritme të shpejta

schedule11:36 - 26 Tetor, 2026

schedule 11:36 - 26 Tetor, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar vijimin me ritme të shpejta të punës për miratimin e ligjeve që lidhen me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Balla tha se u ka kërkuar komisioneve parlamentare dhe deputetëve socialistë që puna të përmbyllet në kohë. Ai hodhi poshtë pretendimet e opozitës se ligjet po kalohen me procedurë të përshpejtuar, duke theksuar se ato janë shqyrtuar prej javësh.

“I kam kërkuar komisioneve deputetëve tanë që të përmbyllen me kohë. Duhet evidentuar se shpesh publikua dezinformohet nga opozita se ligjet kalohen me procedurë të përshpejtuar. Nuk ndodh sepse janë shqyrtuar prej javësh dhe ftoj edhe opozitën dhe të mos harrojmë që procesi i integrimit është historik për vendin”, tha ai.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!