Ky është qeni i ish trajnerit të boksit Skënder Kurti, i cili humbi jetën nga koronavirusi.
Qeni i cili quhet Kuqi mban ende sytë nga shkallët dhe pret që të dalë ish-trajneri. Fotoja prekëse është publikuar nga miku i Kurtit, Murat Basha. Ndërsa ky moment të sjell në kujtesë skenën e filmit “Haçiko”, qeni që pret njeriun që i qendronte afër për vite me radhë, megjithëse ky i fundit kishte ndërruar jetë.
Mesazhi i mikut të Kurtit:
Kuqi,Haçiko ynë.
Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi…