Amir Rrahmani spikat në sezonin e tij të parë në Serie dhe Napoli e bleu atë nga Hellas Verona për 14 milion euro që në muajin dhjetor. Mbrojtësi i Kosovës ka pasur edhe propozime të tjera, por në fund vendosi të qëndrojë në Itali.
Menaxheri i Rrahmanit, Ardian Aliaj, ka treguar për “Sporti në KTV” se për mbrojtësin ka pasur propozime konkrete nga dy klube gjermane të Bundesliga, si dhe një klub spanjoll. Mes të tjerash ai zbulon se edhe Napoli e ka vëzhguar, por vetëm kaq.
Një tjetër lojtar në menaxhimin e Aliajt është edhe mbrojtësi i djathtë, Mërgim Vojvoda. Anësori është paraqitur mjaft mirë në Belgjikë me Standard Liege dhe tani mund të transferohet në Serie A.
Aliaj tregon se për të ka interesim nga dy klube italiane, të mesit të tabelës, dhe vlonjati është i bindur se Vojvoda mund të paraqitet në lartësinë e duhur edhe në elitën e futbollit italian. Këtë sezon ai u zgjodh në formacionin më të mirë në Belgjikë dhe një element që e ka bërë të bjerë në sy janë daljet në sulm, si askush tjetër atje./abcnews.al