Trump : Duam të shkojmë në Kinë, të hetojmë shpërthimin e koronavirusit

schedule12:55 - 20 Prill, 2020

schedule 12:55 - 20 Prill, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump deklaron se SHBA-të duan të dërgojnë hetues në Kinë për të hetuar shpërthimin e koronavirusit. Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës së përditshme mbi koronavirusin.

Sipas CNN, SHBA-të kanë bërë edhe më parë kërkesa të tilla, të cilat janë kundërshtuar.

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar vazhdimisht Kinën se ka fshehur informacionin e saktë në lidhje me shtrirjen e virusit brenda Kinës, rrjedhimisht ka fshehur edhe numrin real të viktimave.

“Ne po bisedojmë me Kinën. Ne iu kemi kërkuar atyre edhe para shumë kohësh që të mund të hetojmë në Kinë për virusin. Ne duam të shkojmë”, tha Trump gjatë konferencës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!