Zi për sportin shkodran, ndahet nga jeta një ish-kampion

schedule23:28 - 19 Prill, 2020

schedule 23:28 - 19 Prill, 2020

Humbje e madhe për sportin shkodran. Ditën e sotme, në mesditë, ka humbur jetën ish-lojtari i Vllaznisë në hendboll. Nikollin Karroca, kampion në vitet 90-të me kuqeblutë, raportohet se ka pësuar një infarkt.

Ai ishte 52 vjeç dhe gjithçka ka ndodhur në shtëpinë  e tij. Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e pamjaftueshme dhe ish-sportisti, i dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë dhe e ka kthyer 19 prillin në ditë zie për sportin shkodran dhe shqiptar.

Karroca, veçse ka luajtur hendboll me Vllaninë, edhe e ka sponsorizuar skuadrën, në një sport që pakkush e ushtron në vendin tonë. Ai ishte pjesë e kuqebluve në periudhën 1987-1993 dhe fitoi edhe titullin kampion. Ai ka qenë edhe pjesë e kombëtares së volejbollit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!