“Inter? Jo, faleminderit”, mesfushori katalanas refuzon zikaltrit

schedule14:58 - 19 Prill, 2020

schedule 14:58 - 19 Prill, 2020

Barcelona nuk heq dorë nga Lautaro Martinez, që është objektivi i madh për sulmin. Argjentinasi i Interit ka një klauzolë largimi prej 111 milion eurosh, shumë që është e vlefshme deri në 15 korrik. Kampionët e Spanjës nuk po nxitohen dhe janë gati të përfshijnë disa lojtarë në këtë operacion.

Sigurisht për të paguar më pak, por ka ardhur refuzimi i parë. Arthur Melo është një nga lojtarët që i ofrohet Interit për Lautaron, por braziliani nuk dëshiron të transferohet në Serie A. 23-vjeçari vlerëson klubin italian në një deklaratë për Gazzetta dello Sport, por nuk ka ndërmend të lëvizë nga skuadra katalanase.

Krenar që emri im është lidhur me Interin, një klub i rëndësishëm i nivelit botëror, me një kontigjent të pasur lojtarësh dhe një trajner të madh. Gjithsesi, mendoj vetëm për Barcelonën, koha ime me këtë skuadër nuk ka mbaruar ende. Gjendem mirë në këtë klub, qyteti më pëlqen, jam integruar mirë dhe e shoh veten këtu për shumë vite të tjera këtu”, deklaron mesfushori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!