Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një postimi në Twitter ka falënderuar SHBA-të dhe Ambasadën Amerikane në Shqipëri për ndihmën që kanë dhënë në luftën kundër koronavirusit.
Sipas Bashës, falë SHBA-ve mundësohet rritja e testimeve dhe aktivizimi i zbulimit dhe mbikqyrjes së të infektuarve dhe kontakteve të tyre.
Postim i Bashës ne Twitter:
“Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19.Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza.” /abcnews.al/