Thirrja e Jupit: Duhet të nisë stërvitja, futbolli nuk është dyqan

schedule16:36 - 17 Prill, 2020

schedule 16:36 - 17 Prill, 2020

Redi Jupi, ish-lojtar i Dinamos, i cili ka veshur edhe fanellën e kombëtares dhe ka provuar eksperienca të tjera jashtë vendit, ishte pjesë e emisionin “Fan Zone” në Superport. “Periudha aktuale është e vështirë. Askush nuk e mendonte se do rrinim dy muaj pa aktivitet, pa bërë gjërat e përditshme, stërvitje. Situata po vjen e rëndohet”, tha fillimisht Jupi.

THIRRJA E JUPIT – Më pas, ish-trajneri i Shqipërisë U21, theksoi që autoritetet duhet ta shohin pjesën e bllokimit.“Futbolli është futur te fasha e tretë, me rrezikshmëri të lartë. Duhet t’u bëjmë me dije instancave, që stërvitjet nuk mund të futen te fasha e tretë. Po na mungon stërvitja. Ne nuk jemi si dyqan, që ngre grilën dhe vazhdon puna normalisht. Ne na duhet një muaj të jemi gati për të arritur te ndeshjet”.

“Ne nuk jemi si Italia. Numri i të shëruarve po shkon më i lartë se ata që preken. Keqardhje për ata që kanë vdekur. Numrat janë të ulët dhe më vjen keq të flas për to. Hapja e dyqaneve sjell më shumë risk se një seancë stërvitore. Risku është më i ulët edhe se të rrish në shtëpi. Duhet ndarë stërvitja dhe ndeshjet.

Edhe ndeshjet janë të kategorizuara, pasi në derbi kemi 20 mijë vetë dhe në ndeshje të tjera 100 vetë. Duhet të futet stërvitja te fasha e parë. Nuk bëhet fjalë për 10 skuadra, por për shumë fëmijë që stërviten. Normal duhen marrë masa, por ka mënyra. E para është që të kategorizohemi te fasha e parë”.

“Duhet një plan për stërvitjen dhe për ndeshjet. Duhen rregullat dhe kalendarët. Në fillim të majit duhet të nisin stërvitjet. Për 16-17 ditë është gati të zhvillojë ndeshjet. Ky është skenar optimist, që unë e quaj realist. Nëse nisin në fund të majit, e mbyllin gjithçka në korrik. Kjo do t’u jepte mundësinë lojtarë të pushonin dhe të ishim gati për sezonin e ri. Kjo do të ishte një situatë normale. Do më vinte çudi nëse do veprohet ndryshe”. /abcnews.al