Koronavirusi thuhet që e pati origjinën në një nga tregjet e kafshëve të gjalla në Whuan të Kinës dhe në atë qytet u bë shkak për një numër të madh viktimash.
Tashmë me ritme të ngadalta, Whuan-i po i kthehet jetës normale, por për të afërmit e atyre që humbën jetën, nuk mund të themi të njejtën gjë. Së fundmi, mediet kineze kanë publikuar një video, nga një spital në Whuan ku kurohen të infektuar me COVID-19.
https://www.youtube.com/watch?v=O823VNgAQrc&feature=emb_logo
Në pamjet e trishta mund të shihen familjarë me lot në sy pasi mjekët u japin lajmin e hidhur që personat e tyre të dashur nuk kanë mbijetuar. Të tjerë marrin me lot në sy sendet personale të atyre që nuk mundën ta mposhtnin sëmundjen.
Një prej tyre pyet mjeken, se a ka thënë diçka të fundit familjari i tij përpara se të jepte frymën e fundit.
Biseda 1:
Mjekja: Këtu janë gjërat e babait tuaj, hidhini një sy.
Familjari: Tha ndonjë gjë?
Mjekja: Jo.
Familjari: I telefonava, por nuk u lidha dot.
Biseda 2:
Mjekja: Ky burzyl ishte në dorën e nënës tuaj. Më vjen keq.
Deri më tani në Kinë rezultojnë 82,692 të infektuar dhe viktima të shkaktuara nga koronavirusi. /abcnews.al/

