Emerson Aparecido Leite De Souza Junior ishte një nga blerjet e Barcelonës verën e kaluar. Klubi katalanas siguroi shërbimet e mbrojtësit të djathtë nga Atletico MG dhe e huazoi lojtarin, i cili cilësohet si Dani Alvesi i ri, te Betis për dy sezonet e ardhshme.
21-vjeçari është aktivizuar në 24 ndeshje me skuadrën andaluziane këtë sezon dhe performancat pozitive kanë në sy të Milanit. Corriere dello Sport raporton se kuqezinjtë e pëlqejnë shumë lojtarin brazilian dhe po përgatisin një ofertë për të.
Problem mbetet fakti që Emerson është huazuar deri në fundin e sezonit të ardhshëm te Betis, por klubi italian është gati të nisë negociatat me Barcelonën për të gjetur një marrëveshje në lidhje me lojtarin, i cili debutoi me kombëtaren e Brazilit në miqësoren e nëntorit të kaluar kundër kundër Koresë së Jugut. /abcnews.al

