Safet Gjici, presidenti nderi te Kukësi, është edhe kryebashkiak i Kukësit. Ai foli për “Fan Zone” në Supersport, në lidhje me pagesat e lojtarëve, ndihmën e qeverisë, stadiumin dhe për titullin kampion. “Reduktimi i pagave? Patjetër do ketë. Nuk është se Shkurtaj nuk është dakord, Puna është se nuk do e pyesë kush. Sa kohë nuk ka pasur aktivitet, edhe reduktim do ketë. Po reduktojnë edhe klubet në botë. Do ketë reduktim, patjetër. Nëse ti nuk punon, si do e marrësh pagën e plotë? Paga e plotë jepet kur punohet dhe jepet maksimum”.
“Lojtarët nuk kanë pasur pushim. Edhe sezonet e tjera i kanë marrë 12 muajt e vitit. Ky sezon nuk ka krahasim me të tjerët. Jo vetëm futbolli, por edhe fushat e tjera janë bllokuar. Sportistët nuk mund të kërkojnë paga të plota, nëse nuk bëjnë punën. Duhet të biem dakord, në të gjitha klubet, që të ketë shkurtim pagash për kohën që nuk ka pasur aktivitet. Nuk është faji i tyre, apo i klubeve, por duhet parë në çdo krah. Të gjithë duhen shtrënguar nga pak që ta kalojmë këtë situatë. Vetë lojtarët duhet të jenë ndërgjegjshëm se nuk u takon paga e plotë”.
“A do ia kishe paguar Rejës pagën? Është çështje tjetër ai kombëtares, është ndryshe nga ekipet. Ajo është çështje që FSHF e diskuton me atë. Normal 10 muaj pa ndeshje nuk është normale të marrë gjithë ato para. Duhet të ndihmojmë njërit-tjetrin ta kalojmë këtë pandemi, një situatë lufte. Ta kalojmë të gjithë së bashku”.
“Stadiumi? Po punohet, por jo me ritmet e mëparshme. Besoj se brenda verës do ta mbyllim stadiumin. Nuk e dimë sa zgjat kjo situatë dhe nuk punohet dot me kapacitet të plotë. Besoj se deri në verë do ta përfundojmë”.
“Edhe qeveria, edhe pse deri tani nuk e ka përfshirë sportin, besoj do ndihmojë. Kush investon në sport më shumë humbet se fiton. Kemi mijëra punonjës, që janë familjarë dhe shqiptarë, që duan ndihmë. Kosova dha 5 milion euro dhe besoj se qeveria do e shohë problemin e sportit në vazhdimësi. Pagesat e FSHF kalojnë direkt te lojtarët, nuk ka lidhje klube”.
“Titulli kampion? Nuk është komplikuar fare. Kampionati duhet të vendoset në fushë. Edhe këto 10 javë duhet të bëhen. Titulli të vendoset në fushë. 9 pikë nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë. Objektivi ynë është ende titulli. Tani i bie barra trajnerit të ri dhe stafit të tij, bashkë me lojtarët, që të shkojnë te titulli. Ka zëra që mund të mbyllet kështu. Nuk është e drejtë të mbyllet. Po u hap, ekipi është në formë, janë kthyer edhe të dëmtuarit. Normal duhet stërvitje para se të nisë. Titulli është aty, duhet të luftohet dhe të arrihet në fushë”. /abcnews.al