Rama shkoi pa maskë në Kuvend, deputeti kërkon dezinfektimin e foltores

schedule15:35 - 16 Prill, 2020

schedule 15:35 - 16 Prill, 2020

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni ka ironizuar kryeministrin Edi Rama i cili është shfaqur pa maskë në seancën e sotme të Kuvendit.

Teksa ka marrë fjalën pas kreut të qeverisë, nga foltorja e Kuvendit, Gjoni i ka kërkuar llogari kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, nëse ajo është dezinfektuar.

“Është dezinfektuar kjo zoti kryetar, e ka prekur Bajraktari”, është shprehur Gjoni.

Lexo edhe: Gjuzi-Ramës: Prej 40 ditësh po shkel Kushtetutën, sot s’ke vënë as maskë

Kreu i qeverisë është shfaqur pa maskë në të gjitha daljet e tij publike që pas shfaqjes së pandemisë, pasi i mëshon faktit se ekspertët thonë se maskat duhet të përdoren vetëm nga personeli shëndetësor./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!