Gjuzi-Ramës: Prej 40 ditësh po shkel Kushtetutën, sot s’ke vënë as maskë

schedule11:39 - 16 Prill, 2020

schedule 11:39 - 16 Prill, 2020

Deputeti Kujtim Gjuzi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelur ligjin gjatë periudhës së pandemisë, por edhe në seancën e sotme plenare, duke mos vënë maskë. Ai tha se kryetarët e degëve në të gjithë vendin po mbajnë peng ndihmat, duke lënë pa përkrahje qytetarët në vend.

Lexo edhe: “Pusho se të nxjerr nga salla”,  Ruçi dhe Gjuzi përplasen në Kuvend

“Keni 40 ditë që shkelni kushtetutën që keni dhënë urdhra në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptar. Kryeministri i vesh të gjithë me maska, por vetë nuk e vë maskën.

Kryetarët e degëve mbajnë peng ndihmat për qytetarët. Meqenëse jemi në situatës të jashtëzakonshme duhet të shpërndahen ndihmat. Kam një rast këtu nga Elbasani janë pa bukë, i thonë, nuk figuron këtu ti je në Tiranë”, tha Gjuzi. /abcnews.al