Rama i prerë: Deri tani nuk kemi bërë asnjë gabim

schedule12:27 - 16 Prill, 2020

schedule 12:27 - 16 Prill, 2020

“Deri tani nuk kemi bërë ansjë gabim’. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur kështu akuzave të opozitës lidhur me përballjen e situatës.

Rama u ndal tek riatdhesimi, vendim që u mor me vonesë nga qeveria, ndërsa solli në vëmendje atë se çfarë kanë ndodhur në vendet e tjera. Rama theksoi se me riatdhesimin rrezikohen përhapja e vatrave të reja dhe për këtë arsye duhet të qendorjnë 14 ditë të karantinuar të gjithë ata që kthehen.

https://www.youtube.com/watch?v=Qt3ti0y2fuw&feature=youtu.be

“Deri tani nuk kemi bërë ansjë gabim. Se po të kishim bërë një gabim e tha ministri i  rendshëm mjafton një njeri që të të bëjë dëmnë. Janë shembull se si riatdhesimet kanë sjellë valë të reja. E kam thënë dje riatdhesimin në Singapor. Këtu çojini të punojnë tokën. A thua se jemi ne ti ndalojmë me dëshirë apo kemi qëllim ti mbajmë brenda. Ku ka qeveri në botë, ku ka kryeministër në botë që ka dëshirë ti bëjë këto gjëra. Nëse nuk do i bënim, nuk do i uronim shërim të shpejtë Alimadhit, që ia uroj edhe unë. E tha një në Iran janë punët e zotit këto dhe nuk i mbyllën xhamitë dhe po u ngelin mbi dhe se skano varre. Boll se të paska futur karantina në situatë absurde”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë iu përgjigj edhe akuzave për 50 milion eurot e dhëna nga BE. Sipas Ramës ky fond ende nuk është vënë në zbatim, ndërsa sqaroi se çdo gjë është përballuar nga buxheti i shtetit.

“Dëgjoj këtu, se është turp, i morët nga Evropa ato 50 milion. Çfarë morën nga Evropa? 50 milion eurot e dhënë nga BE për të përballuar situatën nuk janë para që futen në qese dhe kanë ardhur këtu dhe u humbën. Janë një fond dhe ende nuk kanë ardhur të gjitha. Cdo gjë deri në këto momente është përballur vetëm nga buxheti i shtetit. Mos i mashtroni njerësit dhe filloni nga informimi i vetvetes. Flisni me fakte. Lërini zotin në punën e vet se të ka dhënë jetën dhe të thotë të kam dhënë edhe mendjen”, u shpreh kryeministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!