Kishte mbetur e pastër, koronavirusi hyn në Mallakastër: Infektohet infermierja

schedule10:21 - 16 Prill, 2020

schedule 10:21 - 16 Prill, 2020

I gjithë qarku i Fierit në të gjithë bashkitë ka raste me koronavirus, këtë të enjte është shtuar Mallakastra e cila deri më tani ishte e paprekur nga infeksioni.

Burime për Abc News bëjnë me dije se ka rezultuar pozitive me koronavirus infermierja e qendrës shëndetsore Aranitas.

 

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për Abc News se dyshohet se infermieria është infektuar nga të afërmit e saj që kanë ardhur dy javë më parë. Fatmirësisht gjatë kësaj kohe infermieria nuk ka pasur shumë kontakte pasi puna ka qenë me staf të reduktura ndërsa familjarët në testin paraprak rezultojnë pa simptoma.

Ndër të tjera mësohet se pas konfirmimit të këtij rasti është bërë i mundur dhe karantinimi i të gjithë stafit.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se infermieria mund të jetë infektuar nga një person i ardhur nga Greqia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!