Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës, digjet pylli me pisha

schedule10:55 - 9 Shtator, 2026

schedule 10:55 - 9 Shtator, 2026

Ka rinisur mëngjesin e së mërkurës operacioni për shuarjen e flakëve në Çërrilë të Mallakastrës, ku zjarri vijon të jetë aktiv në zonën pyjore prej mbrëmjes së të martës.

Në terren po punojnë 13 efektivë të shërbimit zjarrfikës të Mallakastrës, të mbështetur nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura, me qëllim izolimin dhe neutralizimin e vatrave të zjarrit.

Zjarri që rinisi mbrëmjen e së martës ka djegur pyll me pisha duke përparuar me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë.

Pavarësisht përmasave të zjarrit, vatra ndodhet larg zonave të banuara dhe deri në këto momente nuk raportohet rrezik për banesat apo banorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!