Rustu Recber është një nga personazhet e botës së sportit, që u infektuar nga COVID-19. Ish-portieri i njohur, i cili është rekordmen për numrin e ndeshjeve me kombëtaren turke, për disa ditë qëndroi në spital nën kujdesin e mjekëve.
Edhe pse ka qenë një sportist, ai pati probleme me frymëmarrjen. Tani Rustu e ka lënë spitalin dhe ka folur në lidhje me përballimin e këtij virusi të re, madje tregon se ka edhe një kurë për ta kaluar këtë situatë të vështirë.
“Ka një kurë për këtë virus dhe Ministria jonë e Shëndetësisë e ka zbatuar në Turqi. Mjekët e kanë aplikuar këtë metodë gjerësisht për 10 ditë dhe janë impenjuar maksimalisht. E pat keq punën, por tani jam mirë”, është shprehur Rustu Recber, sipas Tuttomercatoweb. /abcnews.al