Serie A mund të rifillojë në fund të muajit maj dhe kalendari pritet të jetë i ngjeshur deri në mbyllje të këtij sezoni futbollistik. Një opinion në lidhje me këtë e ka dhënë edhe trajneri i njohur, Claudio Ranieri, i cili është në krye të skuadrës së Sampdoria.
Me gjasa në vazhdim do të hiqet përdorimi i VAR, ndërkohë që italiani është në një mendje me kolegët e tij në Angli: futbollistët duhet të mbrohen nga dëmtimet në këtë periudhë dhe për këtë duhen lejuar pesë zëvendësime.
Ja çfarë ka deklaruar Ranieri: “Për mua ky sezon nuk vlen, sepse nuk është në përputhje të plotë me rregullat. Unë e kuptoj që duhet të luajmë dhe që fusha duhet të vendosë, por nëse duhet të luajmë tre herë në javë, atëherë duhet të lejohen pesë zëvendësime”. / abcnews.al