Koreja e Jugut ka raportuar ditën e sotme se të paktën 116 persona që ishin konsideruar të shëruar kanë rezultuar sërish pozitivë për koronavirusin.
Lajmi vjen në një kohë kur zyrtarët në vend po konsiderojnë që të lehtësojnë masat shtrenguese të cilat janë implementuar që të ngadalësojnë përhapjen më tej të epidemisë, shkruan abcnews.al
Koreja e Jugut raportoi vetëm 25 raste të reja me Covid-19 të hënën, por rritja e rasteve të riaktivizuara ka bërë që të ngrihet një shqetësim tjetër në vend. Zyrtarët ende po hetojnë shkakun e riaktivizimit e rasteve.
Por Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve , ka thënë se virusi mund të jetë riaktivizuar. Pra kemi një riaktivizim të virusit dhe jo ri-infektim.
Ekspertë të tjerë mendojnë se mund të kemi të bëjmë me teste jo të saktë të cilët nxjerrin përgjigje të gabuara. Sipas tyre, virusi mund të vazhdojë të jetë në trupin e pacientëve, por nuk është problem as për ta as për të tjerët.
Këto 116 raste janë më shumë se dyfishi i 51 rasteve që vendi raportoi javën e kaluar.
Koreja e Jugut planifikon të dërgojë 600,000 kuti testimi për koronavirus në Shtetet e Bashkuara, të martën në dërgesën e parë të tillë pas një kërkese nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. /abcnews.al/