Një magazinë është përfshirë nga zjarri në zonën e Laprakës në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se fatmirësisht nga zjarri nuk kanë mbetur persona të lënduar.
Ndërkaq, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike. /abcnews.al