Sinqeriteti i Ferdinand: Super Barcelonë, ndihesha i turpëruar

schedule17:58 - 12 Prill, 2020

schedule 17:58 - 12 Prill, 2020

Manchester United i ka humbur dy finalet e fundit të Champions League. Në të dy rastet ka qenë përballë Barcelona e Pep Guardiolës, një makineri e frikshme që dominonte dhe zbavitej duke e bërë diçka të tillë. Spanjollët fituan duelin e parë në vitin 2009.

Samuel Eto dhe Leo Messi shënonin golat e fitores në “Olimpico” të Romës, ndërsa dy vite më pas zhvillohej beteja e radhës, këtë herë në mitikun “Wembley”. Triumfonte sërish banda e Guardiolës. Barcelona fitoi 3-1 falë golave të Pedros, Leo Messit dhe David Villa, që zhvlerësuan rrjetën e Wayne Rooney. Rio Ferdinand ka qenë një mbrojtës shumë i fortë i “Djajve të Kuq” dhe e kujton kështu ndeshjen “shtëpiake” në një prononcim për Copa90.

Isha fiksuar duke parë kundërshtarët tanë, të cilët ngritën kupën përpara. Afër kisha Scholes dhe Giggs. Iu afrova të dyve edhe më shumë, vura dorën përpara gojës dhe u tashë: ‘Djema, ndihem shumë i turpëruar’. Disa ditë pas asaj ndeshje, vetë Ferguson komplimentoi Barcelonën për fitoren”, deklaron Ferdinand. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!