“Shumë e vogël, duam transparencë”, klubi dardan reagon ndaj Federatës

schedule18:38 - 11 Prill, 2020

schedule 18:38 - 11 Prill, 2020

Federata e Futbollit të Kosovës bëri publik paketën e ndihmës ekonomike ditën e djeshme. Të gjithë aktorët e futbollit dardan do të shpërblehen sipas projektit të FFK-së, por Ferizaj kërkon më shumë transparencë. Klubi i IPKO Superligës ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare, duke theksuar se shumë e shpërndarë është shumë e vogël.

Bordi udhëheqës i klubit futbollistik FC Ferizaj, reagon ndaj pakos financiare të ndarë nga FFK dhe konsiderojmë që shuma e ndarë është shumë e vogël për cilindo klub në Superligën e Kosovës. Ne kërkojmë nga FFK, duke u nisur edhe nga gjendja që është shkaktuar nga pandemia e virusit Covid 19, të rrisë transparencën financiare dhe të bëjë të ditur, të paktën në këtë kohë, për të gjitha klubet dhe opinionin fitimet që merren nga organizatat e futbollit.

LEXO EDHE: Paketa e ndihmës ekonomike, FFK nuk harron asnjë aktor të futbollit

Ne e konsiderojmë që gjendja në të cilën ndodhemi është sfidë për të gjithë, të cilën duhet ta kalojmë së bashku me një transparencë dhe mirëkuptim të përbashkët. Asnjë Federatë nuk mund të ekzistojë dhe as të jetë subjekt ndërkombëtar (pjesë e organizatave ndërkombëtare të futbollit) pa anëtarët e saj, e që janë klubet e futbollit që përbëjnë këtë Federatë. Prandaj, nëse Federata ekziston për këto klube, duhet të japë llogari përmes transparencës dhe të mbyllë të gjitha spekulimet e mundshme”, lexohet në komunikatën e Ferizajt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!