Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vritet i riu në Ferizaj/ Policia arreston 24-vjeçaren e dyshuar, ndalohet dhe babai i saj

schedule15:05 - 29 Qershor, 2026

schedule 15:05 - 29 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është shënuar edhe në Ferizaj.

Sipas njoftimit të prokurorisë 32 vjeçari Florim Haxhidema është gjetur i pajetë në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu” rreth orës 22.50 minuta të mbrëmjes së 28 qershorit, ndërsa banorët e lagjes kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Po me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë një E dyshuar 24 vjeçare, për veprën penale “Vrasje”.



Ajo ka marrë plagë gjithashtu me armë zjarri dhe ndodhet pwr  trajtim mjekësor në Prishtinë.

Në ndalim për 48 orë është edhe babai i saj deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg në Prishtinë.

Aktualisht, Prokuroria Themelore në Ferizaj është duke punuar për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj çështje ndërsa një nga pistat është se mes viktimës dhe autores ka patur marrëdhënie intime ndërsa 24 vjeçarja mund të ketë qënë e dhunuar fizikisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!