Paketa e ndihmës ekonomike, FFK nuk harron asnjë aktor të futbollit

schedule18:36 - 10 Prill, 2020

schedule 18:36 - 10 Prill, 2020

Shteti i Kosovës ka ndarë një fond prej 5 milion eurosh për sportin në këtë krizë koronavirusi. Procedurat zgjasin dhe Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka humbur kohë për të ndihmuar aktorët e futbollit.

FFK zbulon planin e ndihmës ekonomike, që do të përfshijë klubet e të gjithë kategorive, futbollin e femrave, atë të futsallës, si dhe gjyqtarët e delegatët e ndeshjeve. Jo vetëm kaq pasi FFK do të ndihmojë edhe shkollat e futbollit, teksa kërkon që klubet të përgatisin listën e përfituesve.

POSTIMI I FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës që nga fillimi i paraqitjes së pandemisë Covid-19 në vendin tonë është zotuar se do të jetë përkrah klubeve për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë. Qysh në fillim të pandemisë FFK u ka dalë në ndihmë të gjitha klubeve duke ua shpërndarë nga një shumë solide, si dhe i ka bërë të gjitha parapërgatitjet për kampe karantine në rast nevoje për të gjithë pjesëtarët e FFK-së.

Ndërkohë, sot, FFK ka vendosur që nga mjetet e saj personale të bëjë një pako të ndihmës emergjente, duke pasur parasysh faktin se ndihma që është premtuar nga Qeveria ende nuk është realizuar dhe po zgjatet si pasojë e procedurave administrative të organeve qeverisëse. Në bazë të kësaj pakoje të FFK-së mjetet financiare do të ndahen kësisoj: Të gjitha klubet duhet t’i dërgojnë listat e përfituesve (në bazë të listës së licencuar në FFK)

 

Përfitimiet e klubeve të futbollit

Ndërkohë, FFK do t’i ndihmojë edhe shkollat e futbollit por pakoja për to do të shpërndahet pasi Lidhjet Rajonale t’i përgatisin dokumentet e nevojshme. Ky projekt asistence është bërë nga fondet personale të FFK-së, derisa do të realizohet edhe një kredi tek banka jonë partnere. Projekti është bërë në atë mënyrë që si destinacion ta ketë përfituesin e fundit, pra pagesa do të bëhet për secilin person në llogarinë e tij personale.

FFK do të jetë gjithmonë afër komunitetit të futbollit me mundësitë e saja, sidomos në këto momente të vështira si pasojë e koronavirusit, por duhet kuptuar të gjithë se kjo është vetëm një ndihmë emergjente, e cila do t’ua lehtësojë sadopak të gjithë të përfshirëve në futboll këtë periudhë të pazakontë në të cilën po e kalojmë si vend dhe si shoqëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!