Bora në Kukës shkon një metër, por mësimi s’është pezulluar

schedule09:17 - 28 Shkurt, 2018

schedule 09:17 - 28 Shkurt, 2018

Në Kukës, temperaturat janë disa gradë nën zero. Ditën e mërkurë, në asnjë shkollë, mësimi nuk është nderprerë, as ne qytet as në fshatra. Rruga e Kombit është tërësisht e qarkullueshme dhe nuk raportohet për asnjë problem.
Pas punës së borëpastrueseve të kontraktuara nga Bashkia u hapën rrugët e njësive administrative të Topojanit, Bicajt, Malzi, Tërthore dhe Shtiqen. Të bllokuara mbetet Arni, Kalisi, Grykëçaja, Shishtaveci. Duhet theksuar se në Kukës, energjia elektrike nuk ka munguar ashtu sikurse ka patur rregullisht ujë të pijshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!