Në Belgjikë është shënuar numri më i lartë i vdekjeve nga koronavirusi në vend. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 496 persona duke e çuar numrin e viktimave në 3.019.
Ministria e Shëndetësisë në Belgjikë ka raportuar se 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital 462 persona, ndërsa janë shëruar 404 persona.
Ndërkojë, numri i njerëzve në kujdesin intensiv është pakësuar me 7 persona duke rënë në 1.278 persona, ndërsa numri i personave të shtruar ne spital është gjithsej 5.610.
Deri më tani në Belgjikë kanë humbur jetën 3.019 persona dhe janë infektuar 26.667.

