Telashe për këshilltarët e Trump

schedule22:53 - 27 Shkurt, 2018

schedule 22:53 - 27 Shkurt, 2018

Një nga asistentet kryesore të presidentit Donald Trump ka refuzuar të përgjigjet mbi punën e saj në Shtëpinë e Bardhë kur është thirrur në një komision hetimor të Kongresit. Hicks është thirrur në lidhje me ndërhyrjen e përfolur ruse në zgjedhjet e 2016-s, por ka shmangur përgjigjet për pyetjet “pikante”. Si anëtarët demokratë edhe ata republikanë të komisionit të inteligjencës kanë mbetur të pakënaqur nga qëndrimi i saj. 29-vjeçarja, ish-modele, shihet si një personazh kyç që mund të hedhë dritë në hetimet mbi skandalin “Russiagate”, pasi ka punuar përkrah Trump për shumë vite me radhë. Ndërkohë, dhëndrit dhe njëkohësisht këshilltarit të afërt të presidentit, Jared Kushner i është degraduar aksesi në materialet e klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë. Deri më sot, Kushner mund të shtinte në dorë edhe të dhënat e konsideruara top-sekret./abcnews.al