Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Policia hap qepenin dhe e gjen plot me klientë, e pëson keq pronari i lokalit në Elbasan

schedule10:55 - 10 Prill, 2020

schedule 10:55 - 10 Prill, 2020

Pak ditë pasi qendrimi hapur i një restoranti pavarësisht urdhrit, ka infektuar rreth 90 për qind të të prekurve nga koronavirusi në Elbasna, policia ka konstatuar një tjetër biznes që zhvillonte aktivitet.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, policia bashkiake ka konstatuar një lokal hapur dhe plot me klientë duke shkelur urdhrin e qeverisë në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Lexo edhe: Skandal në restorantin “Covid” në Elbasan, motra infermiere e pronarit e trajtonte privatisht në spital publik



Pasi ka hyrë në lokal, shefi i Policisë Bashkiake ka zbuluar se aty ishte mbushur me klientë dhe shërbeheshin kafe dhe pije, ndërsa qepeni mbahej mbyllur. Fill pas kësaj ai ka njoftuar Policinë e Rendit.

Lexo edhe: VIDEO/ Ky është restoranti ku u infektuan me koronavirus 90% e të prekurve në Elbasan

Mbajtja hapur e restoranteve dhe lokaleve pavarësisht urdhrit për t’u mbyllur është një problem i madh në Elbasan.

Një restorant përballë Gjykatës raporohet të ketë infektuar një numër të madh personash deri një javë më parë duke qendruar hapur. Mes të infektuarëve janë pronari i restorantit dhe bashkëshortja e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!