Forcat e Ushtrisë shpëtojnë një grua të sëmurë

schedule16:46 - 27 Shkurt, 2018

schedule 16:46 - 27 Shkurt, 2018

Pas 3 orë ecje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit një 38-vjeçare, e cila ishte e bllokuar në gjendje të rëndë shëndetësore, në shtëpinë e saj në fshatin Tejdrinë të njësisë administrative Ujmisht në bashkinë e Kukësit.

Trëndafile Miçi, nënë e dy fëmijëve, me tempetarurë të lartë, ishte e pamundur të transportohej për në spital, për shkak të bllokimit të rrugës nga bora.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit dhe një mjet i rëndë, u nisën drejt fshatit Tejdrinë, ku realizuan transportin e 38-vjeçares në spitalin e Kukësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!