Chelsea është gati të rinovojë me mbrojtësin Antonio Rudiger. Një marrëveshje është shumë afër dhe bisedimet kanë ecur mirë, por vonesa e vetme është situata me Koronavirus. Gjithsesi, drejtuesit e Chelsea janë impresionuar nga paraqitjet e mbrojtësit gjerman dhe janë gati të rinovojmë me doemos, madje edhe duke i rritur pagën.
Kontrata aktuale e Rudiger skadonte në vitin 2022, por Chelsea ka vendosur t’i ofrojë rinovim edhe për një vit tjetër. 27 vjeçari ka qenë i dëmtuar në fillim të sezonit dhe u rikthye vetëm gjatë muajit dhjetor.
Edhe pse ka luajtur më pak se kolegët e tij të mbrojtjes, statistikat defensive të Rudiger janë më të mirat te Blutë e Londrës (ndërhyrje të saktë, duele ajrore të fituar, rifitime topi). Një lojtar që Chelsea nuk do që ta humbasë./abcnews.al
Chelsea have held initial talks with Antonio Rudiger about a new long-term contract ✍️
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) April 8, 2020