Ish-sulmuesi i Liverpool, Peter Crouch, në një intervistë të fundit ka kujtuar disa nga momentet më të bukura të karrierës së tij. Anglezi u tërhoq nga futbolli në moshën 38-vjeçare, ku luajti për ekipe si Tottenham, Liverpool, QPR, Stoke City apo Aston Villa.
”Në vitin 2006 isha në kulmin e karrierës. Sapo kisha luajtur në Kupën e Botës me Anglinë, isha në kontratë me Liverpoolin dhe mendova se kishte ardhur momentin për të blerë makinën e duhur. I bëra dhuratë vetes një Aston Martin”, tregon Crouch.
”Sapo e kisha blerë shkova në Manchester me xhamin hap, dorën jashtë dhe me syze dielli. Arrita para se të vinte Roy Keane. E përshëndeta atë, por ai më pa si të isha një copë, kush e di se çfarë, në këpucën e tij. E dija se dukesha qesharak, por fytyra e Royit ma konfirmoi. Aq më mjaftoi që javën tjetër ta shisja makinën”, mbyll Peter. /abcnews.al