Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Elbasan, kush është gruaja që rezultoi pozitive

schedule10:11 - 8 Prill, 2020

schedule 10:11 - 8 Prill, 2020

Ka shkuar në 12 numri i të prekurve nga koronavirusi në Elbasan.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se ka rezultuar pozitive edhe një grua 40 vjeçare, e cila është bashkëshortja e pronarit të restorantit përballë Gjykatës së Elbasanit.



Deri më tani, ISHP ka zbuluar nga hetimi epidemiologjik se pjesa dërrmuese e rasteve me koronavirus në Elbasan janë infektuar pikërisht në këtë restorant, i cili vijoi të qendronte hapur duke shërbyer për klientët pavarësisht urdhrit për mbyllje.

“Është kryer ekzaminimi i 12 tamponëve dhe nga këto ka rezultuar pozitiv vetëm një person. Është bashëksjhortja e pronarit të restorantit para gjykatës së Elbasanit. Ky i fundit ka qendruar hapur fshehurazi duke u bërë vatra më e madhe e koronavirusit në Elbasan. Në këtë lokal është infektuar edhe 62 vjeçari që infektoi edhe dy djemtë e tij. Po ashtu në këtë restorant dyshohet të jetë infektuar edhe një burrë rreth 50 vjeç që e ka kaluar pa simptoma duke ia ngjitur bashkëshortes së tij dhe dy vajzave. Në këtë lokal është infektuar edhe një kasap“, raporton gazetari Aldo Kozarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!