Një numër i madh kolumbianësh e kanë thyer karantinën për t’u mbledhur para një peme, në të cilën ndodhi diçka e pazakontë. Turma u drejtua tek pema pasi thuhet që në degët e saj të jetë shfaqur imazhi i Jezusit.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Magangué-s, në veri të vendin, vetëm disa ditë pasi u shpallën masat shtrënguese për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Banorë të zonës janë shprehur për mediat se njerëzit filluan që të mblidheshin përpara pemës për t’u lutur për mbrojtje nga sëmundja dhe që Zoti ta largojë të keqen nga bota. Gazetari vendas Rodolfo Zambrano ka raportuar se “imazhi u shfaq natën e të dielës, 29 mars.
Menjëherë njerëzit morën qirinj dhe e kthyen vendin në një pikë pelegrinazhi, një veprim aspak i mirë ky në kohë epidemie. Gazetari theksoi gjithashtu se banorët nuk kishin asnjë masë mbrojtëse si doreza apo maska dhe nuk po mbanin distancën. /abcnews.al/