Mattia, që njihet si “pacienti” i epidemisë së koronavirusit në të gjithë Italinë është bërë baba. Valentina, gruaja e 38-vjeçarit nga Codogno, e cila po ashtu ishte e infektuar dhe u shërua, tashmë ka lindur vajzën, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Giulia.
38-vjeçari, i cili më 20 shkurt u klasifikua si i infektuari i parë në Itali, ka dalë nga spitali San Matteo në Pavia, pas shumë ditësh në kujdes intensiv. Dhe madje, gjatë shtrimit në spital ai mësoi për vdekjen e babait të tij, viktimë e Covid-19.
Gjatë futjes së tij në terapi intensive, mesazhi i Mattias preku zemrat e të gjithëve. “E vetmja dëshirë që kam është të jem në gjendje të shoh vajzën kur të lindë. Mjekët më sigurojnë se do ta bëj”, u shpreh ai asokohe.
Ndërkohë që tani 38-vjeçari ia ka dalë të përmbushë dëshirën e tij, pasi është bërë baba për herë të parë dhe gëzon shëndet të plotë, i shëruar nga Covid-19. /abcnews.al