Mendohej se do të anulohej gjatë kësaj jave dhe dje ka ardhur dhe zyrtarizimi: Legabasket Serie A është anuluar. Presidenti i Federatës së Basketbollit zyrtarizoi vendimin për të anuluar sezonin aktual.
Aipranoi se ka ardhur koha të vendoset jeta e njerëzve në plan primar dhe të mendohet vetëm për sezonin e ardhshëm. Në Itali, situata është shumë tragjike, me qindra njerëz që po vdesin çdo ditë nga Koronavirus.
Me këto ritme edhe futbolli zor se do të rinisë dhe Serie A rrezikon anulimin. Gjithsesi Federata e Liga duan me çdo kusht ta rinisin sezonin, madje edhe nëse do të duhet që kampionati të përfundojë në tetor. Basketbolli u dorëzua… / abcnews.al
DEKLARATA E LEGABASKET – La LBA: ‘Ora concentriamo tutti gli sforzi sulla programmazione della nuova stagione’