Humbje marramendëse në Premier League, dy ekipet e Manchester e pësojnë

schedule08:47 - 8 Prill, 2020

schedule 08:47 - 8 Prill, 2020

Mbi 1 miliard sterlina pritet të jenë humbjet e klubeve të Premier Ligës angleze nëse sezoni anulohet për shkak të Koronavirusit. Liverpool, ndërkaq, e ktheu vendimin për të nxjerrë punonjësit në asistencë

Përtej polemikave dhe imazhit të dëmtuar, e kanë një lloj të drejte. Klubet e Premier League angleze llogaritet të pësojnë humbje të mëdha për shkak të ndërprerjes së sezonit nga epidemia e Koronavirusit.

Nëse kampionati anulohet, dëmi financiar për 20 klubet e elitës llogaritet në pak më shumë se 1 miliardë sterlina. Më shumë goditet Manchester United, me mbi 116 milion sterlina, pastaj Manchester City me 109 milionë, Liverpooli me 102 milion, Chelsea me 91 milionë e kështu me radhë.

Klubet do të humbitnin nga mungesa e të drejtave televizive, nga të ardhurat nga biletat, si dhe nga sponsorët. Gjithsesi, Manchester City dhe Manchester United, kanë deklaruar se nuk do të nxjerrin punonjës në asistencë, për të shfrytëzuar skemat qeveritare që u siguron atyre 80% të pagave.

Edhe Liverpool, tepër i kritikuar për nxjerrjen e punonjësve në asistencë, e ktheu vendimin. Shefi ekzekutiv, Peter Moor, pranoi se klubi kishte gabuar me vlerësimin e bërë dhe se i vinte keq, ndërsa shtoi se të gjithë punonjësit do të vazhdojnë punën e do të paguhen normalisht./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!