Talenti norvegjez i Borussia Dortmund, ERling Braut Haaland, duket në formë të shkëlqyer fizike. Bomberi po bënte një sezon të shkëlqyer, ku pasi shkëlqeu me Salzburg, u transferua te Dortmund dhe ruajti ecurinë tepër pozitive.
Për fatin e tij të keq, sezoni u ndërpre dhe si të gjithë yjet e tjerë të futbollit, Haaland është në karantinë. Edhe pse i izoluar, 19 vjeçari vazhdon të ruajë formën e mirë fizike.
Norvegjezi i është bashkuar sfidës së Cristiano Ronaldos, duke bërë plot 124 pompa për 45 sekonda. Videon, Haaland e ka publikuar në Instagramin e tij zyrtar./abcnews.al