Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kërcimi i fundit” i CR7/ Ronaldo: Ishte Botërori i fundit, por kam dhënë gjithçka për Portugalinë

schedule12:30 - 7 Korrik, 2026

schedule 12:30 - 7 Korrik, 2026

Çdo fillim e ka një fund dhe ai i Cristiano Ronaldo në Botërorët e futbollit nuk ishte siç e kishte parashikuar vetë sulmuesi. Lotët e tij pas humbjes me Spanjën dhe eliminimit të Portugalisë në 1/8 e Kupës së Botës e paralajmëruan vendimin, që më pas u zyrtarizua nga vetë CR7.

“Ishte Botërori im i fundit, po, por do të zgjohem nesër, njëlloj si sot. Me ndërgjegjen e pastër, pasi kam dhënë më të mirën si gjithmonë. Kam fituar tre trofe për Portugalinë. Përpara Kristianos, Portugalia nuk kishte fituar asnjë titull në histori. Trofeu më i bukur që kam fituar me Portugalinë është Europiani i vitit 2016. Sinqerisht për mua, të fitosh Europianin është sikur të kesh fituar një Botëror”, tha ai.

Pavarësisht këtij zhgënjimi, asgjë nuk e zbeh karrierën e CR7 si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit. Për këtë flasin statistikat dhe rekordet e vendosura prej tij.



Sulmuesi 41 vjeçar largohet le kombëtaren e Portugalisë si lojtari më me shumë ndeshje dhe gola të shënuar. Që nga debutimi me skuadrën luzitane në vitin 2003 ai ka luajtur në gjashtë Botërorë, gjithsesej 233 sfida zyrtare dhe 146 gola me përfaqësuesen portugeze.

Rekorde absolute ashtu si shënuesi më i mirë në historinë e futbollit me 967 gola në karrierë. Po ashtu, me Cristiano Ronaldo, Portugalia arriti të fitojë titullin kampion Europe në 2016 dhe dy herë Ligën e Kombeve në 2019 dhe 2025./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!