Dinamo jeton me lavdinë e së shkuarës, pasi aktualisht gjendja në klubin kryeqytetas është mjaft e keqe. Blutë madje rrezikojnë të zbresin në Kategorinë e Dytë, që është niveli i tretë i futbollit shqiptar në vend.
Në faqen zyrtare në “Facebook” ata kanë postuar këto kohe karantine ndeshje të vjetra, në Europë dhe në kampionatin shqiptar. Së fundmi ata kanë kujtuar një fitore të thellë kundër Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi”.
“Fitorja historike, për të cilën vendasit thanë batutën: ‘…paska ardhur Reali i Madridit në Shkodër’”, shkruan Dinamo në videon e publikuar. Ai takim u mbyll 0-4 dhe blutë shënuan 3 gola në nëntë minuta.
Bakaj me një gol dhe Martinena me tripletë e ndëshkuan Vllazninë, në një ndeshje që mbahet mend për batutën e mësipërme dhe duartrokitjet e publikut shkodran. /abcnews.al