Numri i personave që kanë humbur jetë si pasojë e koronavirusit në Greqi është rritur në 68. Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 9 persona.
Brenda ditës, janë konfirmuar 60 raste të reja duke bërë që numri i përgjithashëm i të infektuarve të rritet në 1,673.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetit, Sotiris Tsiodras, 55 % e të gjitha rasteve janë meshkuj ndërsa shtohet gjithashtu se 92 persona janë të intubuar në spitale të ndryshme në të gjithë vendin.
Ndërkohë, qeveria e vendit fqinj ka vendosur që masat shtrënguese të shtyhen deri më 27 prilll. Lajmin e bëri sot të ditur Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias. /abcnews.al/