Casemiro është motori dhe luftëtari i Real Madrid. Mesfushori 28-vjeçar nuk e ka pasur të lehtë për të mbërritur në majat e futbollit. Fëmijëria e tij ka qenë e vështirë, pothuajse njësoj si për të gjithë lojtarët brazilianë. Ai tregon në një bisedë me disa fëmijë të Save the Children se kishte raste kur ecte rreth 10 km në këmbë.
“Duam të fitojmë titullin dhe Champions League, por tani nuk e kam mendjen te futbolli. Jam përqendruar te beteja kundër koronavirusit, kjo është ndeshja më e rëndësishme. Është një moment delikat për të gjithë dhe duhet ta fitojmë këtë sfidë.
Fëmijëria ime? Ka qenë e ndërlikuar dhe e përulur. Shumë herë nuk kisha asgjë për të ngrënë dhe nuk kisha mundësi për t’u stërvitur. Kishte raste kur ecja rreth 7-10 km në këmbë”, deklaron mesfushori brazilian. /abcnews.al