“Vendimi për qiratë, i paprecedent”, Selami Xhepa: Ekonomia shqiptare ka nevojë për më shumë stimul

schedule16:33 - 3 Prill, 2020

schedule 16:33 - 3 Prill, 2020

Ekonomia shqiptare po dëmtohet rëndë për shkak të pandemisë. Eksperti, Selami Xhepa thekson se masat ekonomike të ndërmara deri më tani nga qeveria, nuk stimulojnë aktivitetin ekonomik në tërësi dhe kjo është e rrezikshme.

“Dhënia e ndihmës ekonomike vetëm në nivelin e mbijetesës është një masë që ndoshta këto ditë mund të shpëtojë njerëzit nga varfëria. Por, stimuli për ekonominë nuk duhet parë thjesht si një masë sociale.

Shqipëria ka një ekonomi, që gati 5 apo 6 muaj është e paralizuar. Të mos harrojmë statistikat e INSTAT-it që raportuan se rritja ekonomike e tremujorit të fundit të vitit të kaluar ishin negativ. Dy –tre mujorët e parë të këtij viti me siguri do të rezultojnë negtiv për shkak të këtij fenomeni”, sqaroi Xhepa.

Shpërndarjen e pakove ushqimore tek familjet e varfëra e vlerëson të gabuar dhe sygjeron të ndiqen praktikat e vendeve evropiane.

“Nuk mund të presim që të vijë deputeti, apo kushdo qoftë dhe të shpërndajnë ushqime. Qytetarët në çdo vend demokratik të botës marrin një çek ose, i jepet një e drejtë që të shkojë në dyqane të caktuara për të bërë blerje ushqimore”, tha Xhepa.

Po ashtu edhe vendimin për shtyrjen e qirave e konsideron të paprecedentë për një shtet demokratik.

“Qeveria mund të marrë vendime sa i takon çështjeve që janë në kompetencën e saj, por jo vendime të kësaj natyre. Kjo më duket e paprecedent”, tha ndër të tjera Xhepa.

Mbyllja e biznesve për shkak të pandemisë COVID-19 pritet të shkaktojë shumë dëme në ekonominë shqiptare dhe parashikohet që shumë qytetarë të humbasin punën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!