Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situatë shqetësuese në Shkodër, rikthehet vrullshëm Lezha: Ku janë rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

schedule12:02 - 3 Prill, 2020

schedule 12:02 - 3 Prill, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot 27 raste të reja me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëvë të fundit ku situata paraqitet mjaft shqetësuese në Shkodër dhe Lezhë.

Vetëm gjatë ditës së sotme në Shkodër janë konfirmuar 12 raste të reja, mes tyre një fëmijë, ndërsa Lezha ka numëruar 5 raste të reja gjatë 24 orëvë të fundit.

Tirana ndërkohë ka shënuar 3 raste të reja, ndërsa Durrësi, Fieri dhe Kavaje me nga 2 raste të reja. Një rast tjetër është shënuar edhe në Mirditë.



Zv.ministrja e Shëndetësisë theksoi se shkak për rritjen e numrit të të prekurve në Shkodër është mos zbatimi i distancimit social.

Raste të reja gjatë 24 orëvë të fundit sipas rretheve

-12 raste Shkodra
-5 raste Lezha
-3 raste Tirana
-2 raste Fieri
-2 raste Durrës
-2 raste Kavajë
-1 rast Mirditë

Raste totale në të gjitha rrethet

– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!