“Kthesat e vdekjes” në rrugën Elbasan – Librazhd

schedule14:12 - 25 Shkurt, 2018

schedule 14:12 - 25 Shkurt, 2018

Vendi i quajtur “Kthesat e Murrashit” në rrugën Elbasan – Librazhd është nga më të rrezikshmit në vend. Që kur është ndërtuar segmenti, aty shumë njerëz kanë humbur jetën, shumë mjete kanë përfunduar në lum. ABC News sjell një vëzhgim nga kjo pjesë e rrugës që ndryshe po quhet “Kthesat e vdekjes”.

Disqe makinash të mbetura në anë rrugë
Stopa të thyer dhe mbrojtëse të dëmtuara.
Pas tyre vijnë lapidaret përkujtimore.
Panoramë e trishtë në rrugën Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Mund të cilësohen edhe si “Kthesat e vdekjes”.
Që me ndërtimin e rrugës janë regjistruar dhjetëra aksidente me vdekje e plagosje të rënda.
Mjaft nga automjetet kanë përfunduar në lumin Shkumbin.

“Në kohë reshjesh nga malet bien ose rrëshqasin masa shkëmbore, gurë dhe inerte duke bllokuar menjëherë rrugën, ose edhe duke goditur automjetet”.

Në malet e thepisura mungojnë rrjetat ose pritat mbrojtëse.
Por, edhe pse njihet ky realitet, shqetësues mbetet fakti se nuk ka asnjë zgjidhje për të ardhmen.
Mungon një studim gjeologjik dhe për më tepër fonde për t’i dhënë fund makthit të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve.

Në këto kushte “Kthesat e Murrashit” do të vazhdojnë të marrin jetë njerëzish pasi nuk ekziston asnjë alternativë tjetër për të udhëtuar në korridorin lindje-perëndim./abcnews.al