Sot është data 2 prill, që shënon ditën botërore të ndërgjegjësimit për autizmin. Në do t’ju tregojmë historinë e njërit prej tyre. Klajdi është 13 vjeç, ai është fëmijë autik, që sot nuk ka asnjë shtëpi ku të futet për tu ruajtur nga koronavirusi, por asnjë ambient që të trajtohet për nevojat e vecanta që ai ka.
Nëna e tij, Flora Cakaj, na tregon vështirësitë e jetesës.
“Unë nuk mund të shkoj të marr as lekët e djalit, i kam fëmijët pa bukë. Nuk kam asnjë ndihmë nga askush. Unë jetoj me burrin dhe me dy fëmitë, pa asnjë punë. Për një orë që kemi ne leje ne nuk dalim dot deri në xhade. Për me shku në Fushë Krujë mua më duhet dhe dy orë me nejt në radhë me marrë lekët e djalit. Kontenierin ma ka dhënë kisha dhe e kam vendos te oborri i kushërinjve të burrit”, shprehet Flora.
Të goditur nga tërmeti dhe tani nga kufizimet e vendosura për virusin, Flora nuk di ta përdorë teknologjinë për të marrë leje apo për të arsimuar dy djemtë e saj.
“Nuk kam asnjë lloj kushte dhe ndihme, nuk di si të marr dhe kempin. Unë nuk di ku të kërkoj lejen, s’kam as televizor asgjë”, është shprehur ajo.
Kladi nuk ka marrë asnjëherë trajtim të specializuar, dhe as nuk është arsimuar.
Ndër të tjera nëna e 13 vjecarit shpehet se i biri nuk ka marrë asnjëherë trajtim mjekësor, asgjë vetëm atë kemp.
Kushërinjtë që i kanë strehuar në oborr, nuk ju kanë vendosur afat për qëndrimin aty, por bëjnë thirrje që të ndihmohen në fatkqësinë që kanë./abcnews.al